Avionët e Azerbajxhanit kanë goditur një bazë ushtarake në Armeni dhe një autobus civil.

 

Ministria e Mbrotjes armene ka paralajmëruar për një përgjigje të ashpër ndaj sulmit me dron, që fatmirësisht rezultoi pa viktima.

 

Zhvillimet e fundit në ditën e 3 të luftës kanë lënë më shumë se 100 viktima e qindra ët plagosur, ndërsa përplasjet për rajonin e Nagorni Karabakut vijojnë me të njëjtin intensitet.

 

Armenia gjithashtu ka deklaruar se një avion turk F-16, sulmoi një avion luftarak armen Su-25, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga pala turke, e cila ka dalë në krah në Azerbajxhanit.

 

Ndërkohë Këshilli i sigurimit i OKB, pritet të dalë me një deklaratë të përbashkët mbi përshkallëzimin më të ashpër të konfliktit mes dy ish-republikave Sovjetike, që nga viti 2016.

 

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell u ka bërë sot thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’i japin fund konfliktit ushtarak dhe t’i kthehen tavolinës së bisedimeve si zgjidhja e vetme e mundshme.

 

Udhëheqësi i Nagorni-Karabakut, Arayik Harutyunyan  tha në një konferencë për shtyp se “Kjo është një luftë për jetë a vdekje.”  Rajoni, një enklavë etnike armene brenda Azerbajxhanit, shpalli pavarësinë në vitin 1990 pas një lufte që la pas rreth 30,000 të vdekur.

 

Përshkallëzimi i konfliktit që nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada, rrezikon të përfshijë në përplasje edhe Rusinë, Iranin  dhe Turqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *