Subscribe

Transformimi që po pëson Tirana dita-ditës, ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetës britanike, The Guardian, e cila i ka kushtuar një shkrim të veçantë qasjes novatore që kryeqyteti shqiptar po merr sa i takon të qenit miqësor me fëmijët.

 

Pas prestigjiozes “The Economist”, apo revistave të tjera me emër si Vanity Fair, L’Espresso, The Guardian e rendit Tiranën si një nga qytetet më miqësore me te vegjlit fëmijëve, mes Rotterdamit e Bogotas

 

Në artikull shkruhet se përkundër zërit të një minorance që protestoi për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial, shumica fitoi, ndërsa evidentohet fakti se në të gjithë qytetin janë ndërtuar 31 kënde të reja lojërash, që dikur kanë qenë hapësira të zëna nga ndërtimet informale.

 

Artikulli i kushton vëmendje edhe sheshit “Skënderbej” dhe nismave të Bashkisë së Tiranës për ditët pa makina, të cilat kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes me 15%. Gjithashtu The Guardian thekson se ndryshe nga shume qytete të tjera në botë të cilat ngrenë mure, Tirana po ndërton një mur me peme për më shumë oksigjen.

 

Prestigjiozja britanike shton se Tirana mburret me “këshillin e qytetit për fëmijët”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryebashkiakun, debatojnë, ndërsa citohet Veliaj që i cilëson ata si “avokatët më të mirë për të bindur prindërit e tyre për të ricikluar, për të ecur dhe për të shkuar me biçikletë në shkollë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *