Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç do të përballen në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York  për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

 

Menjëherë pasi u miratua krijimi i Forcave te Armatosura në parlamentin e Kosovës, Beogradi zyrtar kërkoi një mbledhje urgjente të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit. Sipas Serbisë, ky hap është ne shkelje flagrante te rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

 

Përpara nisjes për në New Jork presidenti Thaçi deklaroi se vendimi për themelimin e ushtrisë është  i pakthyeshëm.

 

“Takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është urgjent për Kosovën. E vërteta të thuhet, transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar sepse ky veprim konfirmon përkushtimin e Kosovës për institucione multietnike. Tani fokusi është në dialog, për t’i siguruar Kosovës një ulëse në OKB.”

 

Ndërkohë dhe presidenti serb Aleksanër Vuçiç përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit deklaroi se do të luftojë me gjithë zemër për Serbinë.

 

“Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose ka gjasë të rrezikojë mbijetesën e kombit tonë.”

 

Megjithatë, Beogradi nuk pret një zgjidhje nge Këshilli i Sigurimit për ushtrinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *