Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpërndarë një video të një laboratori të drogës në rrjetin e tij social “Facebook”.

Sipas tij, videoja e publikuar i përket një laboratori të drogës në Prishtinë dhe që pamjet dëshmojnë një prej inkrinimeve të grupit të Albin Kurtit.

Ai shtoi se “grupi Kurti” dhe ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla u përpoqën që t’i zhduknin faktet, ndersa shtoi se ka ardhur koha që të përballen me drejtësinë.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *