Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në SHBA.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Thaçi shkruan se ka zhvilluar një bisedë të shkëlqyeshme dhe pajtim të plotë për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

“SHBA-ja dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë t’i thellojmë ato. Faleminderit sekretar Pompeo për përkushtimin në mbështetjen e Kosovës për integrimin e plotë në familjen euro-atlantike. Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA-së”, ka shkruar Thaçi pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

 

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Presidenti i Kosovës është takuar edhe me zyrtarët e lartë të pentagonit, ku iu shprehu falenderimin për mbështetjen e SHBA-së për forcën e sigurisë së Kosovës, në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *