Presidenti Kosvës, Hashim Thaçi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka punuar gjithë jetën me qëllim që të përçajë kombin shqiptar.

 

Në përgjigje të akuzave për çështjen e korrigjmit të kufijve, Thaçi në një postim në “Facebook” shprehet se Berisha ka nxitur konflikt mes veriut e jugut duke shkatëruar demokracinë në Shqipëri.

 

“Nuk kam asnjë dyshim se një ndër krimet më të mëdha në rrugëtimin e S.R.B, përveç përpjekjes për puç institucional, shkatërrimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri, është edhe fakti se ai i shkatërroi edhe kodet e sjelljes dhe komunikimit të Odës Shqiptare. Pse unë po e përmend Odën? Për arsye se ai ka dëshirë të thirret në burrëri si dhe në tiparet e malësorit, gjë të cilën nuk e ka asnjërën. Ai punoi tërë jetën duke përçarë kombin dhe vendin. Tiparet e malësorit i humbi duke i shërbyer bllokut në vitet e diktaturës. Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim. Veriun e shfrytëzoi vetëm për të nxitur konfliktin veri-jug (kujto vitin 1997). Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje. S.R.B u shndërrua në zhurmues, përçarës dhe është i pabesi numër një i kombit tash e tri dekada.”

 

Thaçi e akuzon më tej Berishën se gjatë luftës së Kosovës ka bashkëpunuar me Millosheviçin vetëm e vetëm që të pasurohej personalisht.

 

“Ai nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte kurrë miku im, sepse në mes të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, respektivisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Millosheviqit, ai zgjodhi rrugën e pasurimit personal, familjar dhe klanit të tij të ngushtë. Ai zgjodhi t’i bënte argat S. Millosheviqit me derivate e armë. Depot e derivateve që i mbushi Salihu në Beograd, ishin caqe të NATO-s në vitin 1999. Ai armatim u përdor për gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Nga viti 1992 deri më 1997 S.R.B, si President i Shqipërisë kudo që fliste për Kosovën, kërkonte “autonomi” për Kosovën, sepse, sipas tij, pavarësia ishte shumë dhe mund të sillte luftë. Nuk e di nëse kjo zgjedhje e tij është bërë me dëshirë apo me dhunë. Këtë gjë duhet ta tregojë vetë S.R.B. Do të ishte vërtet e guximshme që ai të tregojë arsyet e vërteta që e bënë atë të jetë në shërbim të Millosheviqit. Por, unë nuk pres nga një qyqar-batakçi të tregojë ndershmëri dhe guxim, as tani kur ai po kalon në grahmat e tij të fundit.”

 

Sipas Thaçit, Berishës nuk ia ka fajin Kosova për të gjitha krimet që ka bërë në Shqipëri.

 

“Kjo është ndër arsyet kryesore që e bëri S.R.B të refuzuar që nga viti 1996 nga gjithë skena politike shqiptare. Kosova nuk ia ka fajin për krimet piramidale të fajdeve. Nuk ia ka fajin për trazirat civile më 1997. As për tentim grusht shtetin e shtatorit të vitit 1998. As për vrasjet në Gërdec. As për vrasjet e demonstruesve paqësorë më 21 janar. Kjo është trashëgimi e juaja S.R.B., si i amnistuar nga drejtësia shqiptare.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *