Ekipi i Teutës  ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Pukë. Në 10 ditë, lojtarët i jane neneshtruar pergatitjes se larte fizike, ku djemtë e detit  kanë zhvilluar edhe një miqësorë përballë Vllaznisë, e fituar me rezultatin minimal 1-0. Për teknikun e durrsakëve, Edi Martini, kjo fazë ka qenë e rendesishme pasi I ka sherbyer per te njohur edhe më mirë formën e ekipit të tij.

EDI MARTINI

TRAJNERI I TEUTËS

”Djemtë janë strëvit me 100 % e vetë, kanë dhënë maksimuminnë fushë, kanë grintë në stërvitje dhe dicka që na jep besim se do ja dalim. Megjithatë them se do të shohim nga dita në vitë si do të vijojnë.”

Martini thotë për Vizion Plus se sfida me izralitët pritet të jetë e vështirë, por megjithatë ka besim tek kualifikimi.

”Realisht besoj, besoj sepse e para punës e njohim kundërshtarin , e dimë që ka nivel. Por duke pas parasysh shpirin e garës dhe luftën që në po bëjmë dhe atë cfarë treguam në gjithë kampioatin dhe gjatë fazës përgatitore që ndodhemi tani , djemtë mund tja ndalin.”

Optimist është edhe mbrojtësi Rustem Hoxha, i cili tregon se skuadra është stërvitur maksimalisht dhe eshte gati për sfidën.

RUSTEM HOXHA

FUTBOLLIST  I TEUTËS

”Ngarkesa është marrë sic duhet jo vetëm nga Hoxha por nga i gjithë ekipi dhe jemi t ëgatshëm ta përballojmë këtë ndeshje. Nuk është se patëm ndonjë shkëputje nga kampionati dhe kupën. Mendoj se jemi në ritmin e duhur. ”

Takimi Teuta – Beita Jerusalem, sfidë e  vlefshëm për raundin e parë eliminator të Ligës së Europës do të luhet  në datën 27 gusht në stadiumin Niko Dovana .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *