Titulli kampion në basketboll për meshkuj do të vendoset nëpërmjet ndeshjes së pestë dhe të fundit.

Seria e 4 e finaleve në derbin durrsak është fituar 81 me 71 nga Teuta në dëm të Goga basket.

Ky rezultat e ka cuar serine e finaleve në 2 me 2 duke e bërë betejen për titullin kampion  në Superligën Kombëtare të fortë dhe shumë emocionuese.

Teuta ishte skuadër pritesë në këtë duel të luajtur në pallatin e sportit Ramazën Njala dhe luante për jetë a vdekje për shkak se një humbje tjetër do ti jepte titullin kampion rivaleve të Goga Basket. E në fakt Teuta ia doli që të kryesojë në katërta periodat falë paraqitjes shumë yë morë të Laskut I cili shënoi 19 pikë ndërsa Ëillson dhe Hamati realizuan seicili nga 16 pikë.

Ndërkohe tek Goga Basket ai që spikati ishte Xhokoviç me 24 pikë e më pas Moss e Ramme me nga 13 pikë.

Dueli I 5 dhe I fundit I serisë së finaleve të basketbollit për meshukj në Shqiperi do të luhet të dielen në Pallatin e Sportit Dhimitraq Goga në Durrës, që është shtëpia e Goga Basket, një avantazh që ky ekip pret ta shfrytëzojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *