Subscribe

I kthyer tashmë në një traditë, prej vitesh tetori është muaji që i dedikohet librit. E nisur si një fushatë sensibilizimi për të lexuar, dhe me sloganin “Libri afron botën”, shkrimtarë, studiues por edhe njerëz që e njohin libritn u bënë bashkë për të prezantuar kalendarin e aktiviteteve që do të mbahen këte muaj.

 

Përgjatë tetorit do të ketë një mori aktivitete që nga promovimi i shkrimtarëve të rinj, e deri tek shkrimtarët që kanë lënë gjurmë në letrat shqipe si dhe ndikimi i teknologjisë në letërsi.

 

ALDA BARDHYLI

DREJTORESHE E QKLL

 

Leximi dhe politikat në shërbim të tij mendoj që vijojnë të mbeten një sfidë.

 

Librarët dhe rrjeti i librarive, një komponent i rëndësishëm që lidh botuesin, autorin dhe lexuesin do të jenë sërish në fokus të këtij tetori libri përmes një paneli diskutimesh.

 

Por në këtë muaj të rëndësishëm duket se shtëpia e librit, Biblioteka Kombëtare është ende në një ngërç të madh. Sipas ministres së kulturës biblioteka aktuale nuk i përmbush të gjitha kushtet ndaj do të ketë një godinë të re pranë parkut të liqenit në Tiranë.

 

ELVA MARGARITA

MINISTRE E KULTURES

 

Një nga mënyrat që kemi planifikuar dhe jemi drejtë përfundimit për shfryrjen e këtij ngërçi të madh që është krijuar me mungesën e hapsirës në bibliotekën kombëtare është finalizimi i rinovimit të aneksit të bibliotekës. Poli i ri kulturor që fillon tashmë me qendrën kombëtare të kulturës për fëmijë ka si element të dytë Bibliotekën Kombëtare. Pra këto dy godina do bëhen bashkë në zonën pranë parkut të liqenit.

 

 

Gjithashtu përveç Tiranës kjo nismë do të shtrihet dhe në rrethe, ku pas rishikimit të ligjit për numrin e kopjeve që depozitohen në Bibliotekën Kombëtare, do të ketë një kalim të fondit edhe në bibliotekat e rretheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *