Ministria e Shëndetësisë ndryshoi qëndrim dhe vendosi të lejojë që testimet molekulare të kryhen edhe në laboratorët privatë.

Lajmin e dha vetëm Ministria e Shëndetësisë përmes një reagimi për mediat. Aty specifikohet se tamponët në priva do të kryhen vetëm pë rata që duhet të udhëtojnë jashtë vendit.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative. Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.”

Laboratorët privatë do të kenë si detyrim të raportojnë tek Ministria e Shëndetësisë për të testuarit dhe rezultatet e tamponëve.

Ky vendim vjen pasi u lejua që në privat të kryhen edhe testet serologjike që tregojnë nëse e ke kaluar koronavirusin ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *