Subscribe

Aksioni i Policisë së Pogradecit vuri në pranga 34-vjeçarin Mariglen Topuzi. Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë një hoteli në Tushemisht.

Dyshohet se Mariglen Topuzi, bashkë me tre shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë gjuajtur me mbi 100 plumba në drejtim të hotelit me pushues.

Ata kanë patur një konflikt të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

Në datën 1 gusht kanë bërë të njëjtën gjë, kanë qëlluar me armë përpara hotelit të djalit 20-vjeçar. Ndërsa të shtunën qëlluan para hotelit të 47-vjeçarit.

Nga të shtënat pati dëme material tek godina e hotelit dhe tek 7 automjete të parkuara pranë tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *