Elton Meta u arrestua nga Policia e Fierit. Mbrëmjen e të shtunës, ai kërcënonte me automatic në dorë se do të vriste veten në shtëpinë vjehrrit. 31-vjeçari, kishte shkuar atje në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se, sipas prindërve të tij, kërkonte të shihte vajzën e vogël.

 

Ata thanë për mediat se vajzën e kishte marrë bashkëshortja, që ishte larguar në shtëpinë e prindërve të saj. Elton Meta kërcënonte që të mos afrohej askush.

 

Pas pesë orësh negociata me policinë, ai u bind të mos kryente vetëvrasjen dhe u dorëzua. Pas vetëdorëzimit, efektivët e vunë në pranga për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *