Subscribe

Një sulm terrorist ka ndodhur natën e Vitit të Ri në Angli, ku tre persona janë plagosur me thikë.

 

Ngjarja ka ndodhur në stacionin Victoria në Manchester, ndërsa mes të plagosurëve raportohet se është dhe një polic.

 

Sipas mediave britanike, autori I sulmit është një 25 vjeçar, I cili është arrestuar nga policia.

 

Gjatë momentit të sulmit, 25 vjeçari ka thirrur “Allahu Akbar”, ndërsa bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur dy thika.

 

Në një konferencë për të martën në mëngjes, Policia e Madhe e Mançesterit tha se ata ishin vigjilentë dhe arritën ta parandalonin sulmin.

 

Të tre viktimat u dërguan në një spital afër me lëndime “serioze”, por jo të rrezikshme për jetën.

 

Stacioni hekurudhor i Victorias në Manchester u rihap pas goditjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *