Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka tronditur Japoninë Perëndimore, në veri të qytetit Osaka. Tre persona humben jetën, mes tyre një fëmijë ndërsa rreth 200 të tjerë raportohen të plagosur. Tërmeti shembi mure, ndërpreu furnizimet me ujë dhe shkaktoi zjarre nëpër ndërtesa.

 

Sipas mediave japoneze, një 9 vjeçare dhe një grua 80 vjeçe humbën jetën nën gërmadhat e mureve, ndërsa një burrë 84 vjeçar u zu nën një dollap librash në shtëpinë e tij. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe përparësi kryesore është siguria e banorëve.

 

Prefektura e Osakës, ka një popullsi prej 8.8 milionë banorësh dhe është  qyteti i dytë më i madh në vend.

 

Pas tërmetit pati paralajmërim për cunami. 7 vjet më parë një tërmet masiv me fuqi prej 9.0 ballësh dhe një cunam la pas mbi 1 mijë e 800 të vdekur dhe shkatërroi uzinën bërthamore të Fukushimas në Japoninë veriperëndimore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *