Të paktën 7 persona dhe dhejtra të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e kësaj të marte.

 

Lëkundjet e forta me mangntudë 6.4 ballë, shënua pasoja të rënda në disa qytete. Të gjithë qytetarët dolën në rrugë, shumica u larguan me automjete në zona të parrethuara nga ndërtesa, duke krijuar një situatë kaosi edhe në rrugë.

 

Situata më kritike është në Durrës dhe Thumanë, ku janë shënuar edhe humbjet e jetës.

 

Në Thumanë një e moshuar humbi jetën në përpjeke për të shpëtuar nipin e saj, e cila mbrojti me trup në prehër nipin e saj.

 

Në këtë zonë tre pallate janë shembur totalisht, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë.

 

Edhe në Durrës dëmet janë të shumta, tre të pajetë u nxorrën  nga rrënojat e pallateve të shembur, ndërsa një u gjet tek Vila Palma në Durrës. Pallate të rrënua komplet janë regjistruar edhe në këtë qytete në zona të ndryshme.

 

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se tek spitali i Traumës deri më tani janë trajtuar 135 të lënduar. Në spitalin e Durrësit janë mjekuar 130 persona të cilët kanë marrë lëndime.

 

Krizat e panikut shënuan një tjetër viktimë këtë herë në Kurbin. Në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, viktima është hedhur nga ballkoni. Për shkak të plagëve ai humbi jetën menjehërë.

 

Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë tmerruar nga lëkundjet nga frika e përsëritjes së tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *