Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e kësaj të hëne po zhvillon mbledhjen e dytë me Komitetin Kombëtar të Rindërtimit me të dhënat e deritanishme për dëmet që janë faktuar në terren, pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Shefi i qeverisë bëri një bilanc në lidhje me banesat e dëmtuara, duke shtuar se aktualisht mesatarja e inxhinierëve që ndodhen në terren arrin në 500.

 

“Më pas vijmë tek objektet, siç jemi 261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshëm në momentin aktual 2137 banesa të pabanueshme. 851 pallate me dëmtime  të mesme apo të lehta. Te pallatet e dëmtuara rëndë , po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Sot isha me ekspertët e ardhur nga Izraeli, të cilët kanë një aparat të teknologjisë dhe verifikojnë qëndrueshmërinë qenrueshmërinë e objektit. Një pjesë e pallateve janë me dëme të rëndë, por të rikuperueshme. Shkolla “Emin Duraku”, inspektimet  janë bërë, janë bërë më shumë se një insopetimi. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Janë sot në  terren 500 inxhinierë, shifër e rrumbullakosur, sepse numri varijon, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Rama ka theksuar faktin se vijon akomodimi i banorëve të ngelush të pastrehë në Durrës dhe në zonat e tjera të prekura.

 

“Po punojmë për një zgjidhje jo aq optimale, jashtë Durrësit dhe shikojmë mundësinë e akomodimit në periferinë perëndimore të Tiranës. Nuk ka apartamente. Nga 1120 familje të prekura në Tiranë mbi 900 janë të akomoduara, ndërsa pjesa tjetër janë në akomodim e sipër.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *