Subscribe

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premtje ka zhvilluar një inspektim në Floq të Korçës, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit.

 

Në një bashkëbisedim me qytetarët kryeministri Rama, është shprehur se objektivi i qeverisë është që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomodohen në shtëpitë e tyre.

 

“Objektivi është që para dimrit të mos ketë njeri më në tenda. Dimri dhe i ftohti të mos i zërë nëpër tenda. Në fakt kemi krijuar dy fonde: një fond të bashkive të tjera të vendit dhe një fond nga fondi i fushatës së PS-së, por  ka edhe përgjegjësi sociale nga ana e kompanive. Është krijuar një fond kompleks”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *