Subscribe

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit mund të shoqërohet me dëme edhe më të mëdha, përveç banesave dhe objekteve të dëmtuar. Ai ka cenuar sigurinë e hoteleve në zëmër të Durrësit dhe ky fakt mund të ndikojë në sezonin turistik 2020. Operatorët turistik thonë se partnerët e tyre ndërkombëtarë kanë kërkuar certifikimin e godinave hoteliere me qëllimi vijimin e kontratave të lidhura

 

Sipas agjentëve turistike muaji dhjetor- janar është koha kur partnerët kryejnë inspektimet për kushtet. Ndaj kërkesa e tyre drejt qeverisë është që familjet e strehuara në hotelet në vijën e parë që mbajnë dhe peshën kryesore të sistemohen sa më parë.

 

Paralelisht me këtë situatë edhe shqiptarët që kalojën  festat e fudnviti jashtë vendit duket se po hezitojnë të vendosin. Referuar agjencive më të mëdha në treg ka një stepje gati me 40 % më pak prenotime deri më tani, krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *