Subscribe

Tërmeti i ditës së mërkurë jo vetëm që riktheu frikën në juglindje por risolli është një herë në vëmendje dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e datës një Qershor.

 

Pasi mori sinjalizimin se lëkundjet ishin ndjerë të forta edhe në zonat e goditura më herët nga tërmeti, prefekti Dhori Spirollari ka shkuar për të parë nga afër situatën në fshatin Qafëzez.

 

Pas takimit të patur me banorët dhe evidentimit të situatës, Spirollari tregoi edhe një herë seriozitetin dhe gatishmërinë për rindërtimin e banesave të dëmtuara dhe stabilizimin e situatës.

 

Nga ana e tyre edhe banorët vlerësuan një angazhim të tillë duke treguar se pavarësisht lëkundjeve të një dite më parë, nuk është regjistruar ndonjë dëm tjetër në këtë fshat.

 

Fshati Qafëzez ishte një nga fshatrat e goditur nga tërmeti i një qershorit, duke kthyer në të pabanueshme një numër të konsiderueshëm shtëpish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *