Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile bën me dije se në qarkun e Korçës janë regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike.

 

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, por pa patur dëme materiale dhe njerëzore. Situata vazhdon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

 

Ministria gjithashtu informon në lidhje me situatën në të cilën ndodhen disa nga zonat e qytetit të Korçës, pas dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.

 

“Situata e përgjithshme mbi gjendjen e banorëve dhe situatës në 3 fshatrat e prekur nga tërmeti me magnitudë M=5.3 Rihter, datë 01.06.2019, është si më poshtë:

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatra rezultojnë 184 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë, pjesa më e madhe e tyre banesa të pabanueshme prej vitesh.

Në fshatin Floq janë sistemuar 160 banorë në 13 çadra me kapacitet deri në 20 vende.

Në fshatin Vidohovë janë ngritur 4 çadra, sipas nevojave të banorëve. Janë sistemuar 40 persona dhe nga këta 20 persona në kishën e fshatit dhe 20 në të afërmit e tyre.

Në fshatin Qafëzez janë sistemuar 30 persona në 5 çadra të ngritura nga 10 që janë dërguar. Në këto dy fshatra, disa prej banorëve kanë kërkuar që të strehohen pranë të afërmve të tyre.

Janë dërguar 240 pako ushqimore, 100 thasë me miell, 100 detergjente. Nga këto 100 pako janë dërguar nga organizata joqeveritare, 100 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit për të tre fshatrat dhe 40 pako nga Kryqi i Kuq për tre fshatra.

Për furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Floq është vënë në dispozicion 1 bot i Detashmentit të Mbështetjes Rajonale, si dhe bidonë me ujë të pijshëm nga TAP. Nga TAP është siguruar ushqim ditor për 160 banorë të fshatit Floq.”

 

Ndërkohë në lidhje me marrjen e shërbimeve mjeksore bëhet me dije se janë angazhuar në total 15 mjete nga të cilat Prefektura 2, Detashmenti i Mbështetjes Rajonale 3, Policia 2, Spitali Korçë 1, Bashkitë 6, Kryqi i Kuq 1, si dhe grupi vullnetar i Bashkisë Tiranë 1.

 

Gjithashtu nga strukturat e FA të Ministrisë së Mbrojtjes në këto 2 ditë janë angazhuar gjithsej në ndihmë të banorëve të zonës 47 forca, 4 mjete dhe 2 zjarrfikëse.

 

Pritet që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka të martën të zhvillojë një mbledhje me Shtabin e Emergjencave në Korçë dhe do të vizitojë familjet në fshatrat e prekur nga tërmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *