Një tërmet i fortë 7.1 ballë ka goditur Meksikën, duke shkaktuar më shumë se 248 viktima. Epiqëndra këtë radhë ishte në zonën e Pueblas, rreth 120 km nga kryeqyteti dhe në 51 km thellësi. Por dëmet më të mëdha, lëkundja e fortë i shkaktoi në Mexico City, ku humbën jetën 177 persona. Të tjerët mbetën nën rrënoja në disa qytete të Meksikës qendrore.

 

Dhjetëra banorë raportohet të kenë mbetur të bllokuar pas shembjes së ndërtesave. Shkatërrimi i një shkolle në orët e pasdites, sipas presidentit Enrique Pena Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Punonjësit e shpëtimit kanë përdorur gjatë natës prozhektorët për të kërkuar në gërmadha. Tërmeti erdhi pak orë pasi shumë njerëz ishin duke marrë pjesë në një simulim situate nga luhatjet e tokës, në 32-vjetorin e tërmetit që vrau me mijëra vetë në Mexico City. Fatkeqësi të tilla natyrore nuk janë të pazakonta për Meksikën. 12 ditë më parë, tërmeti I fuqishëm goditi pjesën jugore të Meksikës, duke lënë pas 98 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *