Një tërmet me magnitudë 3.7 i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të marte në afërsi të qytetit të Klosit.

 

Epiqendra e lëkundjeve ishte 6 km larg fshatit Xibër, dhe ato u shënuan në orën 16:04.

 

Tërmeti është ndjerë edhe Tiranë, Krujë Elbasan etj. Ndërkohë, nuk ka raportime për dëme në banesa apo objekte të tjera.

 

Bie ne sy fakti se dy vite më parë, në të njëjtën datë, më 21 shtator dhe në të njëjten orë, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter që solli dëme të shumta materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *