Një tërmet i fuqishëm me magnitude midis 6,6 dhe 7.1 ka tronditur këtë të premte Alaskën.

 

Mediat italiane raportojnë se goditja e parë, me magnitudë 6.7, ndodhi pasdite, me epiqendër në rrethin Matanuska-Susitna, ndërsa hipokenti ishte 31 km i thellë, i dyti në orën 18.35 italiane: epiqendra ishte e vendosur në rrethin e Anchorage.

 

Ndërkohë pas këtij termeti të fuqishëm që ka goditur Alaskën , autoritetet japin alarmin e një cunami që ndikon në bregdetin jugor të shtetit.

 

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen dëmet që mund të jenë shkaktuar dhe s’ka asnjë informacion nëse ka ndonjë të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *