Një tërmet me magnitudë afro 5 ballë të shkallës Rihter vrau të paktën katër persona dhe plagosi 120 të tjerë në verilindje të Iranit këtë të martë, sipas mediave zyrtare.

Tërmeti u regjistrua rreth mesditës në qytetin Kasmar, në verilindje të Iranit.

Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara vlerësoi magnitudën e tërmetit në 4.9 të shkallës Rihter.

Irani është i pozicionuar gjeografikisht aty ku takohen disa pllaka tektonike dhe përjeton aktivitet të fortë sizmik.

Në fillim të vitit 2023, një tërmet me magnitudë 5.9 vrau tre persona dhe plagosi më shumë se 800 në një rajon malor të Iranit veriperëndimor pranë kufirit me Turqinë.

Në fund të vitit 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 goditi qytetin Bam në Iranin juglindor, duke vrarë 31,000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *