Dy të rinj u prangosën nga Policia e Durrësit këtë të premte.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me dy shtetas të mitur, kanë tentuar të vjedhin një shtypshkronjë.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat “Vjedhje e mbetur në tentativë” dhe “Shtytje e të miturve në krim”.

Të miturit e përfshirë në ngjarje u proceduan penalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *