Dy shtetas u arrestuan në flagrancë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative.

Njeri nga personat e prangosur E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, u kap afër vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zëmblakut”, me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi. Në tentativë për të shmangur masën administrative, ai iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.

Po ashtu u prangos edhe shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për të shmangur gjobën, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e policisë.

Policia Rrugore e Korcës këtë jave ka proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë për disa vepra penale si dhe ka pezulluar 7 leje drejtimi, ka vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të  shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *