Policia e Dibrës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

 

Pas informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas të huaj po tentonin të largoheshin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, blutë e Dibrës kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur ndalimin e 7 shtetasve sirianë.

 

Shtatë shtetasit sirianë dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim kalimin në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

 

Policia bën me dije se shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *