Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi tentuan të kalonin një grua në mënyrë të paligjshme në Rinas. Në pranga përfunduan L.S., me detyrë në DPPSH; M.B., me detyrë në DPPSH; A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas dhe A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

 

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ata u përpoqën të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar.

 

Ndërkohë, shtetësja me iniciale K.B u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *