Plani i tre personave për të grabitur një dyqan celularësh dështoi. Shkak për këtë u bë ndërhyrja e një polici.
Tre shtetasit e paidentifikuar ishin nisur të vidhnin në një dyqan celularësh në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.
Por në atë moment një efektiv policie po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore dhe i pikasi autorët. Ai ndërhyri duke u përplasur fizikisht me ta.
Tre hajdutët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli.