Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italinë, pasi akuzohen për grabitje, rrëmbim dhe kërcënim.

 

Të arrestuarit janë të moshave 37-vjeç, 29-vjeç dhe 30-vjeç, të tre më precedentë të mëparshëm penalë. Ata banonin në provincat e Firences dhe Pizës.

 

Pasditen e djeshme, ata dhunuan një 29-vjeçar maroken, ndërsa më pas e detyruan të futej në makinën e tyre. Mirëpo, për shkak të shpejtësisë së lartë, ata u përfshinë në një aksident rrugor në Ponte San Pietro.

 

Shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Frosinone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *