Një vajze e re ka tentuar të vrasë vetën pasi përndiqej prej muajsh nga një 33 vjecar.

Ka qënë vetë 28 vjecarja e cila ka shkuar të bëjë kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë pasi prej kohësh një person e ndiqte në rrugë dhe e telefononte.

Një situatë e tillë I ka shkaktuar ankth dhe pasiguri shtetaseses me iniciale S.SH, e cila kishte arritur deri aty sa të tentonte vetëvrasjen.

Për këtë arsye pasi mori kallëzimin, policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit K.S, 33 vjec banues në kryeqytet. Ai tashmë akuzohet për tre vepra penale.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *