Një 66 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi tentoi të vriste me thikë një person.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet G.K, 66 vjeç, banues në Fier.

 

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta tentoi të vriste me thikë shtetasin N.K., 57 vjeç, I cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

 

66 vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *