Një 27 vjecar është ndaluar nga policia e Shijakut këtë të martë.

Shtetasi me iniciale I.B. banues në këtë qytet , në datë 29 shtator të këtij viti ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banues në Shijak, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa.

Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *