Një 43 vjeçar nga Lushnja i shpallur ne kërkim ndërkombëtar është ekstraduar këtë të martë nga Belgjika.

 

Shtetasi i ekstraduar është Kristjan Demçe. Ai u arrestua nga autoritetet belg pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar 43 vjeçarin me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

 

Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian  G. R.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *