Policia e Rinasit godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur një 28 vjecarinë çantën e brezit me një shumë prej 16 000 eurosh.

Këtë shumë të madhe shtetasi me iniciale L.Gj. po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *