Subscribe

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku policia po zhvillon një aksion kundër kontrabandës.

 

Ai kërkoi ndaljen e menjëhershme të incidenteve të dhunshme, duke i cilësuar si të papranueshme veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara.

 

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *