Subscribe

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Moldavi për të marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian.

 

Ende pa nisur diskutimet, kreu i qeverisë është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Në bisedën e zhvilluar në mjediset pritëse të samitit është i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidentja e Greqisë.

 

Fotot e takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor i ka shpërndarë në Facebook-un e tij presidenti serb, Vuçiç, me mbishkrimin se në rajon e dimë mirë se sa i rëndësishëm është stabiliteti dhe paqja e fituar me mund.

 

Temë e bisedës, shkruan Vuçiç, ishin ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e vështirë dhe të rëndë, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë në të mirë të të gjithëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *