Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të tij të Brendshëm, Süleyman Soylu. Ky i fundit u kritikua se nuk ka kryer siç duhet punën e tij, ndërsa mori të gjithë përgjegjësinë për dështimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Dorëheqja e ministrit të Brendshëm nuk është pranuar. Ai do të vazhdojë detyrën e tij”, tha Presidenca gjatë një komunikimi.

Ministri Soylu tha në një postim në “Twitter” të dielën se: “Në një proces të kryer me përgjegjësi, për të bërë të mundur përballimin e situatës dhe të mos ketë më shumë raste me koronavirusin, përgjegjësia për çdo gjë më bie vetëm mua”.

Ai u kritikua pas njoftimit në momentin e fundit të një kufizimi prej 48 orësh, që shkaktoi tensione në 31 provinca.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *