Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, seanca plenare e kësaj të enjteje është ndërprerë sërish për 5 minuta.

Në momentin kur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori fjalën në Kuvend, deputeti Halit Valteri iu afrua foltores për të penguar Lleshajn që të fliste.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i tërhoqi vëmendjen duke e paralajmëruar që të ruajë qetësinë, pasi në të kundër do ta përjashtojë nga seanca.

“Halit mos bëj të fortin. Po të paralajmërojë se do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tri herë deri tani. Ulu! Ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *