Subscribe

Momente tensioni mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti në mbledhjen e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

 

Teksa po diskutohej administrimi i parkut të Butrintit, deputetja e Partisë Demokratike ngriti shqetësimin mbi marrëveshjen për dhënien me koncesion, i cili, sipas Ina Zhupës, po mbahet sekret.

 

“Përsa i përket kalendarit është vendosur që komisioni për ekonominë qenka përgjegjës i kulturës. Butrinti nuk është çështje tregtare. Butrinti qenka mall, një kontratë tregtare Ai që prodhon 1.5 milion dollarë nga biletat, dhe pasurinë tonë do ja japim dikujt që se dimë. Unë kërkoj të shtyhet mbledhja e sotme sepse është shkelur rregullorja.”

 

Bordi i menaxhimit të parkut përbëhet nga 5 anëtarë, 2 nga Ministria e Kulturës, dy nga fondacioni amerikan qe do ta marrë në menaxhim dhe i pesti është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore. Ministrja u shpreh gjatë fjalës së saj se kjo marrëveshje edhe pse ka hasur shumë paqartësi është e hartuar tërësisht sipas kuadrit ligjor.

 

“Ngritja e një fondacioni të posaçëm që vjen si detyrim ligjor është marrëveshje që do të marrë jetë. Kultura nuk është një aset që ka nevojë për buxhete por kultura është një aset që nëse mirëmenaxhohet  sjell buxhete në arkën e shtetit. Shteti ka një rrol primar, marrëveshja pronësia e territoreve i mbetet ministrisë. Mbi bazën e kësaj marrëveshje dhe të ligjit Butrinti do të menaxhohet nga një fondacion i bashkëthemeluar nga ministria e kulturës dhe sipas ligjeve të OJF. Ministria ka dy përfaqësuesit e saj në bordin drejtues dhe bordi kryesohet nga vetë ministri. Ministria e kulturës do të vendos 2 milion dollar kontribut që ndodhen aktualisht në arkën e Butrintit. ADF vendos 5 milion dollar si grant. Marrëveshja  e administrimit do të sigurojë një menaxhim të pasuris kulturore dhe natyrore të nënzonës së trashëgimisë i parë jo vetëm në tërësinë e saj. në përputhe me të gjithë standardet e Unescos.”

 

Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit është diskutuar projektligji “për miratimin e marrëveshjes se administrimit te nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *