Diskutimet dhe miratimi I reformës zgjedhore rrezikon të kthehet në pikën zero.Deklaratat e kryeministrit Rama për kushtëzimin e reformës zgjedhore me dy pika të panegociueshme dhe për kufizimin e reformës vetëm tek rekomandimet e OSBE\ODIHR-it, sipas PD,janë një provokim u rëndë që minon frymën e konsensusit. Opozita  pretendon se kjo është një fryeme që bie ndesh me marrëveshjen politike të janarit për reformen zgjedhore. Madje përfaqësuesit e opozitës në këshillin politik besojnë se pas deklarateve të Ramës, fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore. Dy emaile emaile  që përfaqësuesit e PD dhe LSI në Këshillin Politik, Bylykbashi dhe Vasili kanë pasur me  Gjiknurin, Hajdarin dhe ekspertë të huaj konfirmojnë edhe atmosferen e tensionuar në frymën e tryezes për reformen zgjedhore.

“Është e qartë se ky qendrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit.”- thuhet në emailin e Petrit Vasilit që është siguruar nga Vizion Plus

Nënkryetari i LSI, ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes se programuar këtë të mërkurë ndonëse kanë konfirmuar pjesmarrjen.

“Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një përmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.”- thuhet në emailin e darguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik.

Por ndërsa Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nuk I janë përgjigjur Vasilit, ndryshe ka ndodhur me përfaqësuesin tjetër të opozitës në këtë këshill, zyrtarin e  Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qendrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.

“Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.” – shprehet Bylykbashi.

Madje ish deputeti demokrat shton se Rama duket se ka për qëllim të minojë konsensusin.

“Këto qendrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.

Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qendrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit”- shkruan Oerd Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.