Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i kërkoi ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Edi Rama që të tregojnë se kush fshihet pas kompanisë maqedonase që iu dha tenderi 1,5 milionë euro të ushqimeve.

 

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj i bëri thirrje këtë të enjte Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokurorit të Përgjithshme që të dalin nga karantina dhe të merren me tenderin e ushqimeve.

 

“Të dashur qytetarë, Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj. • Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterash në Maqedoni? • Kush fshihet pas saj? Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje. Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është sulmi. Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka. Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterash pa asnjë lidhje, në Maqedoni.”

 

Demokrati shtoi se sulmet dhe gjuha e urrejtjes e përdorur kundër opozitës, nuk mbulon apo justifikon, sipas tyre, abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

 

“Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milonë eurove, që jane taksapaguesit shqiptarë: 1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterave nga Maqedonia? 2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit? 3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë? Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe tën isin menjëherë hetimin e kësaj çështje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *