Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i bëri thirrje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që të hetojë për tenderat sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Vokshi deklaroi se ky është momenti që SPAK të tregojë që nuk është shtojcë e qeverisë.

“SPAK ka marrë të gjithë mbështetjen e opozitës, ligji për SPAK ka qenë një nga ligjet e veta që opzoita e ka votuar në Parlament. Kjo për arsyen e vetme sepse opozita beson që qytetarët shqiptarë duan dhe duhet të vënë drejtësi mbi çdo abuzoim dhe korrupsion që është bërë. Është në provë SPAK, ky është moment që të tregojë që nuk është shtojcë e Edi Ramës, e qeveeisë, por organ që duhet të justifikojë besimin që i është dhënë deri më sot. I kemi kërkuar SPAK që të hetojë të gjithë tenderat sekretë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë.”

Sipas Vokshit, Ministria e Shëndetësisë e pranoi që ka rënë zjarr në godinë.

“Kemi numëruar një listë të plotë me 17 tendera sekretë. I kërkojmë SPAK që të reagojë, të hetojë për të parë kush janë klientët që kanë marrë këto fonde, kush janë përfituesit dhe cilat janë procedurat me të cilat janë bërë këto tendera. Ministria e Shëndetësisë e ka pranuar që ka rënë zjarr, që shumë dokumente janë djegur në njësinë e prokurimit, saqë është ndezur edhe alarmi i zjarrit. Ministrja ka pohuar që ka rënë zjarr. Ne i kemi kërkuar SPAK që t’ja shtojë këtë akuzë edhe akuzave të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *