Subscribe

Odiseja disavjeçare e ndërtimit të dy akseve të rëndësishme jugore, siç janë Bypass i Fierit dhe ai i Vlorës do të marrë fund në datë 6 gusht. Në këtë datë pritet te hapen ofertat e tenderit, ku do të shpallet kompania fituese që do të ndërtojë këto dy vepra publike. Ministri Damian Gjiknuri premton se afati i fundit për vënien në punë të Bypassit të Fierit është vera e vitit të ardhshëm.

 

Paralelisht, këtë vjeshtë do të nisë puna edhe për ndërhyrjen në rrugën Tiranë-Elbasan, e cila jo vetëm pësoi dëmtime, por është ende e papërfunduar. Vonesat erdhën për shkak edhe të sigurimit të fondeve të nevojshme.

 

Lidhur me debatin për dhënien me koncesion të disa segmenteve rrugore, nëpërmjet skemës së partneritet publik privat, ministri thotë se qeveria do të ndryshojë ligjin, ku nuk do të ketë më oferta me propozim të pakërkuar, që kanë inpakt në buxhetin e shtetit.

 

Pas rrugës së Arbrit dhe asaj Thumanë-Kashar, qeveria do të japë me koncesion edhe ndërtimin dhe mirëmbajtën e rrugës Milot –Balldren, si dhe Orikum –Himarë, si pjesë e paketës 1 mld euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *