Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.





