Subscribe

Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit në qarkun e Korçës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në zonat malore.

 

Shkak është bërë ulja deri në -14 gradë e temperaturave gjatë natës, duke sjellë në pjesën më të madhe të rrugëve malore prezencë të akullit, aq sa në shumë fshatra të thellë është tejet i vështirë edhe qarkullimi.

 

Nga ana e njësive administrative të këtyre zonave malore, po punohet për kriposjen e rrugëve, por burime të siguruara bëjnë me dije se në një pjesë të këtyre fshatrave, kryesisht të njësive administartive Gorë dhe Moglicë në bashkinë e Maliqit është e pamundur kriposja për vështirësi të rrugëve malore. E vështirë situata nga ngricat është edhe në fshatra të njësisë administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe në të gjitha njësitë malore të bashkisë Pogradec.

 

Burime zyrtare nga prefektura e Korçës, bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve në këto fshatra bëhet vetëm me zinxhirë. Në akset kryesore nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, ndërkohë që në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës rekomandohet përdorimi i mjeteve dimërore. Po sipas të njëjtave burime nga prefektura e Korçës, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *