Eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti reagoi për situatën e krijuar në Unazën e Re, pas mbylljes së ish-sheshit “Shqiponja”. Teliti tha në rrjetet sociale se punimet që do të kryhen gjatë këtyre katër muajve janë pjesë e aferës mafioze të qeverisë.

 

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë. Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.”

 

Duke nisur nga kjo e hënë dhe për katër muaj në vazhdim qarkullimi në ish-sheshin “Shqiponja” do të jetë i bllokuar. Në ditën e parë të devijimit të qarkullimit u vu re një trafik i rënduar në rrugët e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *