Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti akuzoi kryeministrin Edi Rama se po heq taksat për biznesin e vogël pasi i vodhi për shtatë vite. Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti tha se ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë.

 

“Për 7 vite, e vodhi dhe e zhvati biznesin e vogël dhe tani që nuk ka mbetur as gjysma e atyre që mbanin familjen me punë të ndershme, premton heqje taksash. Rilindja e tepsisë ku ka ngrënë me garuzhde lugati që po tmerron të madh e të vogël, ka mbaruar! Një vizion i ri dhe një plan afatgjatë do të jetë shpëtimi për biznesin e vogël. Koha është në favor të qytetarëve!”

 

Para disa ditësh, Edi Rama premtoi për biznesin e vogël se nuk do të paguajë më tatim-fitim dhe TVSH. Ai u shpreh se kjo masë do të jetë në fuqi deri në vitin 2029.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *