Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Ardi Veliu do të merret në pyetje këtë të martë në lidhje me dosjen “Babale” pas një tjeter video-përgjimi të dalë në media ku Fredi Alizoi ( kunati i Albert Veliut) thotë se drejtori I policisë e kishte marrë në makine dhe e kishte cuar në prokurori.

 

Në videon e regjistruar pa dijeninë e Alizotit, ky I fundit I thotë një tjeter personi se Ardi Veliu I kishte bërë presion dhe më pas e kishte joshur që të pohonte para hetuesve se video-përgjimi I Dëshmitarit X ( Albert Veliut) ku akuzohej vëllai I ministrit Xhafaj ishte I montuar.

 

Më herët pas këtij materiali të dalë në media, vetë drejtori I policisë kishte mohuar njohjen dhe takimin me Fredi Alizotin duke thënë se këto janë sulme politike të orkestruara nga opozita.

 

Ndërkohe të mërkurën krimet e rënda do të marrin në pyetje edhe Florenc Hoxhën ish drejtues I policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Lulzim Bashës dhe aktualisht person pranë selisë blu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *