Jorgo Meksi mbyll sezonin dhe hap një grope të madhe në krahun e djathtë të mbrojtjes së Skënderbeut. Futbollisti korcar i Skënderbeut ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë.

Pas kontrolleve mjekësore në një klinikë private në kryeqytet ka rezultuar se dëmtimi është serioz dhe kërkon një kohë të gjatë rikuperimi. Në bazë të të dhënave paraprake sikundër bëhet me dije Meksi do të jetë të paktën një muaj larg fushave, por burimet pranë klubit flasin për një kohë më të gjatë rikuperimi.

Ajo që është me e rëndësishme në këtë moment qëndron tek fakti se rikuperimi i lojtarit nuk ka nevojë domosdoshmërisht ndërhyrjen kirurgjikale, por mund të riaftësohet përmes terapive.

Një lajm i mirë ky pasi në rast operacioni koha e rikuperimit do të ishte shumë më e gjatë. Është për të ardhur keq, pasi Jogro Meksi ndalon pikërisht në momentin më të mirë të formës së tij fizike. Pikërisht atëhere kur lojtari ishte kthyer në një pikë të fortë dhe mjaft decizive për ekipin bardhekuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *